Travolta do interpretojë bosin John Gotti

28/01/2011 09:35

Aktori i njohur John Travolta është fotografuar në ditët e fundit në një darkë në një restorant italian në Los Anxhelos, në shoqërinë e të birit të bosit mafioz John Gotti.

Prania në këtë darkë edhe e producentit Marc Fiore u jep bazë zërave që shohin Travolta-n në rolin e ish-bosit të familjes kriminale Gambino të Nju Jorkut.

Ndërkohë, për pjesën e të birit të bosit, John Gotti Junior, i cili po bashkëpunon për skenarin e filmit, është kontaktuar aktori i ri në moshë James Franco.

John Gotti ka qenë për vite me radhë bosi i padiskutueshëm i Cosa Nostra-s italo-amerikane, që për marrjen e pushtetit vrau bosin Paul Castelano.

Top Channel