Parry “përgatitet” për Lojrat Olimpike

28/01/2011 09:45

Këngëtarja britanike, Katy Parry, ka vendosur fillimin e një diete intensive, përpara se të nisë turin e saj botëror muajin e ardhshëm.

Pavarësisht se trupi i saj është njësoj i lakmuar në të gjitha pjesët, Parry duket e vendosur që të humbë disa kile, përpara se të shfaqet përsëri përpara publikut.

Sipas asaj që shkruante shtypi rozë, dieta që do të ndjekë këngëtarja do të jetë aq e fortë, sa që e kanë shtyrë Katy që të cilësojë regjimin si të ngjashëm me atë të atletëve përpara Lojrave Olimpike.

Top Channel