Moore-Kutcher, në diellin e ngrohtë brazilian

28/01/2011 10:05

Pasi kaluan një javë duke luajtur me dëborë në Sandens, Demi Moore dhe Ashton Kutcher fluturuan mbrëmë për në diellin e ngrohtë të Brazilit, raportoi “Vanity Fair”.

Në bashku me çiftin e aktorëve, në aeroportin e Los Anxhelosit ndodhej edhe vajza më e vogël e Moore, 16-vjeçarja Tallulah Belle.

Demi shoqërohet nga bashkëshorti i saj në javën e modës në Sao Paulo. Në rikthimin në SHBA, Kutcher do të nisë xhirimet për një film të ri.

Top Channel