Longoria lidhet me vëllain e Penelope Cruiz

28/01/2011 10:30

Protagonistja e Shtëpiake të Dëshpëruara, Eva Longoria, duket se ka krijuar një lidhje me vëllain e aktores Penelope Cruiz, raportoi sot shtypi rozë amerikan.

Longoria dhe Eduardo, dhjetë vjet më i ri se ajo, u panë së bashku në një kafe në Los Anxhelos, pranë disa miqve të përbashkët.

35-vjeçarja fshiu me lazer përpara pak javësh tatuazhin VII VII MMVII, shifrat latine të datës së martesës së saj me basketbollistin francez, Tony Parker.

Me sa duket, Longoria është e vendosur të bëjë një tatuazh të ri.

Top Channel