Dieta e Kardashian-it funksionon

28/01/2011 09:50

Dieta e personazhit të famshëm televiziv në SHBA, Kim Kardashian, funksionon me të vërtetë, ndërsa u fotografua një ditë më parë në Los Anxhelos e dobësuar dukshëm.

30-vjeçarja u fotografua në daljen e një qendre tregtare, e veshur me një palë xhinse që tregonin qartësisht diferencën në kile dhe këmbët më të holla që ka tani.

Ndërkohë, motra e saj Kourtney, bëri me dije se ka humbur plot 20 kilogramë gjatë vitit të kaluar pas lindjes së fëmijës së saj të parë, duke u shndërruar në më të imtën midis tre motrave.

FOTO GALERI
1/2
Kim shfaqet në publik shumë më e dobët

Top Channel