Shayk “vjedh” fotografët në Nju Jork

27/01/2011 17:25

E dashura e Cristiano Ronaldo-s, modelja ruse Irina Shajk, “vodhi” të gjithë shikimet dhe vëmendjen e fotografëve, në prezantimin e ri të linjës së të brendshme nga “GQ”, mbrëmë në Nju Jork.

25-vjeçarja u paraqit në mbrëmje me një bluzë të ngushtë të zezë, e puthitur pas trupit dhe pantallona lëkure që e bënin të dukej e mrekullueshme. Rusja bëri që të errësohej paraqitja e disa modeleve të tjera të njohura, midis të cilave 23-vjeçarja Hilary Rhoda, e bërë e famshme për reklamimin e veshjeve të banjës së “Sport Illustrated”.

Cristiano dhe Irina u takuan të dy gjatë një fushate publicitare të Armanit një vit më parë dhe janë të lidhur që prej një viti.

Top Channel