PS denoncon dhunën e policisë

27/01/2011 17:40

Partia Socialiste vazhdon të nxjerrë si dëshmitarë shtetas të ndaluar nga policia për të ilustruar sipas saj dhunën policore.

“Sali Berisha po përpiqet të kthejë kohën e spiunëve duke paguar për dëshmitarë për të provuar grushtin imagjinar të shtetit, që mesa duket e ka parë vetëm në ëndërr. Por sot nuk është nevoja të paguash për dëshmitarë, se kemi qindra të tillë, madje sot unë kam dy zotërinj, që gjetën guximin të dëshmojnë se janë rrahur barbarisht nga policë me uniformë dhe banditë me xhupa lëkure”, ka deklaruar deputetja Olta Xhacka, e cila më pas ua ka lënë fjalën dy dëshmitarëve.

“Më rrahën megjithëse u thashë se jam invalid. Më cuan te spitali dy, ku ndjeta 3 ditë”, ka treguar shtetasi Altin Coca.

“Isha në mes të bulevardit kur më kapën dhe më qëlluan. Në furgon kishte akoma njerëz, derisa sollën edhe Fiqiri Xibrin dhe e lanë aty pa ndjenja”, ka thënë më pas Altin Balaj.

Ditën e demonstratës, numri i të lënduarve, si nga rradhët e demonstruesve edhe nga rradhët policisë, ishte disa dhjetra.

Top Channel