Lupa, shqiptari që pushtoi muzikën house

27/01/2011 19:20

Emisioni i pasdites në Top Channel vizitoi Klajdi Lupën, prodhuesin e disa prej hiteve më të njohura të muzikës house në botë, të cilat pushtuan diskotekat gjatë vitit 2010.

”The End”, “Reckless” dhe “Last Summer” nga Nickos ishin kënget e para që i sollën “sukssesin e pabesueshem”. I specializuar për muziken Hip-Pop dhe R&B, Klajdi ndau me Top Channel përvojën e tij të rrallë jetësore, e ndërtuar kryesisht në Greqi.

”Muzika është gjëja që më tërheq më shumë, por përpara se të merresha me të kam qenë kërcimtar”, thotë ai që njihet me emër arti si Claydee Lupa. “Më pas, së bashku me një grup shokësh filluam të merreshim me një muzikal”.

Në fillim kujtoi se muzika ishte pasioni i tij, pastaj këmbëngulja dhe sakrifica
me orë të gjata në ambientet e studios, duke punuar çdo fraze mbi tastierë,
sollën hitet që për të janë një kombinim i shkëlqyer i “ndriçimeve” mendore me
momentet e veta jetësore:

”Ishte kënga e pare, “The End”, ajo që solli një sukses të paimagjinueshëm. Më telefonoi producenti im dhe më tha që ishte hera e parë që nxirrnim një këngë jashtë Greqisë, në 25 vende të tjera të botës. Kjo më dha shumë besim për të vazhduar punën”.

Klajdi pranon se ende nuk e ka kuptuar nësë ishte talenti që e
ndihmoi, apo fati. Megjithatë, pas tre sukseseve të para, shtëpitë diskografike dhe këngëtarët e famshëm grekë e kanë të gjithë numrin e telefonit të Lupës, i vendosur papritur në qendër të një tregu gjigant.

”Shumë njerëz kanë ardhur që të punojnë me mua, si Elena Paparisu, Sony, Sakis Rouvas. Me Sakis bëmë një këngë që për pesë ditë shkoi në majën e preferencave muzikore greke. U shitën shumë kopie. Tani punoj me shumë artistë të mëdhenj dhe jam shumë i lumtur”, vazhdon Klajdi.

Përtej bashkëpunimeve, artisti shqiptari preferoi tw krijonte grupin e tij, të quajtur Beetkraft. Me producentin Teddy Economou, tw ardhur nga backround-e të ndryshme muzikore, por me shije dhe pikëpamjet tw njwjta artistike, ata u bashkuan pwr t`u bwrw konkurentë në industrinë muzikore, në atë që e quajne si progresion natyror i punës së tyre.

”Shumë kompani diskografike na kërkuan që të firmosim kontrata me to, por nuk pranuam, pasi në grupin tim i shkruajmë këngët bashkë, madje edhe videoklipet i bëjmë të gjitha vetë. Duam që të gjitha t’i nxjerrim nga kompania jonë”, shton Lupa.

Një jetë e ndërtuar në vendin fqinj, që krijimtarine e tij e mbështet tek
ndienjat, tek ajo që ai ndjen për të tjerët dhe të tjerët për të, Claydee Lupa,
tregon se per vendin e tij të origjinës di shumë pak gjëra.

”Nuk mbaj mend shumë gjëra pasi jam larguar që katër vjeç, por përpiqem të mësoj gjëra për Shqipërinë kur gjej kohën të futem në internet apo kur flas me ndonjë mik shqiptar rreth aktualitetit”, përfundon Klajdi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel