Lopez: Po punoj shumë për fëmijën e tretë

27/01/2011 18:05

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, 41-vjeçarja Jennifer Lopez, deklaroi se do të dëshironte t’i bashkohej bumit të shtatzanive të kohëve të fundit në Hollivud, duke u bërë nënë për herën e tretë.

Në një intervistë të dhënë në një revistë amerikane, ajo deklaroi se dëshiron një motër apo vëlla për binjakët e saj dy-vjeçarë, Max dhe Emme.

Jennifer siguroi se për të arritur objektivin është duke punuar intensivisht me bashkëshortin e saj Marc Anthony, të cilin e cilësoi si shumë më të përgjegjshëm që prej lindjes së fëmijëve.

Top Channel