Katy Parry shndërrohet në Kleopatra

27/01/2011 18:15

Pasi fitoi vendet e para në preferencat e publikut botëror falë këngëve dhe veshjejeve të saj shumëngjyrëshe në 2010-n, Katy Parry është kthyer me mijëra vite mbrapsht.

Në të vërtetë, siç bëri të ditur gjatë ditës e përditshmja rozë “The Sun”, këngëtarja është duke u përgatitur që të shfaqet me një pamje si Perandoresha Egjiptiane Kleopatra, në këngën e saj të re.

Kënga do të mbajë titullin E.T dhe veçansia e saj vazhdon edhe më tej me ngjyrat, duke qenë se videoklipi është xhiruar në bardhë e zi.

Top Channel