Dhimbje e madhe për familjen, babai i Presley Gerber rikthehet në shtëpinë e djalit pas vdekjes tragjike në moshën 27-vjeçare
Një rrjet supermaketesh amerikane ngjalli tërbimin e këngëtarit Sër Elton John, pasi koopertina e revistës ku ai është shfaqur me të dashurin dhe fëmijën e tyre u mbulua për të mbrojtur fëmijët nga imazhet, raportoi gjatë pasdites “Daily Mail”.
Sipas stafit të supermarketit ishin ankesat e konsumatorëve ato që shtynë në marrjen e këtij vendimi. E njëjta mbrojtje përdoret edhe për revistat me materjal pornografik. Lajmi pritet të ngjallë një fushatë indinjate midis aktivistëve për të drejtat e homoseksualëve.
Nga ana e tij, 63-vjeçari Elton John është duke shqyrtuar mundësinë e paditjes së rrjetit të supermarketeve. Britanku dhe i dashuri i tij 48-vjeçar, David Furnish, pozuan me të sapolindurin Zachary Jackson Levi Furnish John, në një revistë amerikane.
Top Channel