Karburantet, cmime rekord

26/01/2011 17:05

Cmimi i karburantit ka arritur majat, më i larti i regjistruar deri më tani në vendin tonë.

Nëpër pikat e shitjes në kryeqytet, një litër benzinë shitet afërsisht me 170 lekë, ndërsa një litër naftë shitet vetëm tre lekë më pak, 167 lekë.

Drejtuesit e automjeteve shprehen të revoltuar, pasi strukturat shtetërore nuk ndërhyjnë asnjëherë për të frenuar rritjen e cmimit të karburantit, që sipas tyre po bëhet në mënyrë abuzive.

Sipas tyre, ndonëse importuesit e karburanteve justifikohen me rritjet në bursat ndërkombëtare, në vendin tonë nuk reflektohet asnjëherë ulja e cmimit ashtu sikurse ndodh me rritjen e tij.

Institucionet që duhet të monitorojnë tregun për rritjen abuzive të cmimit, dorëzohen në këto raste, pasi ashtu sikundër ndodh me produkte të rëndësishme jetike, edhe importi i karburanteve është shndërruar në monopol.

Top Channel