Robbie Williams: Shtëpia ime ka fantazma

25/01/2011 09:00

Robbie Williams është i bindur se shtëpia e tij ka një fantazmë me emrin Bertie.

Por, jo vetëm anëtari i grupit Take That e ka këtë bindje. Edhe bashkëshortja e tij, Ayda Field, pranon se shtëpia e tyre në Mulholland Drive ka një shpirt që “vërdalliset”.

Një mik i familjes tha për ‘The Sun’: “Qentë mund ta shikojnë fantazmën. Quhet Bertie dhe Robbie beson se është një burrë nga fillimi i shekullit XX. Robbie ka qejf ta imagjinojë si dikë që vishet me kostum dhe mban në dorë një gotë martini.”

Në vitin 2009, Robbie Williams tha se kishte ndjerë prezencën e një shpirti në shtëpinë tjetër të tij në Wiltshire.

Gjithashtu, Robbie Williams ka parë edhe UFO.

Top Channel