Witherspoon: Jam shumë kursimtare

24/01/2011 13:40

Aktorja Reese Witherspoon ka deklaruar se është shumë e thjeshtë dhe se stili i saj i jetesës nuk ka ndryshuar edhe pse ka arritur famën.

“Jam shumë e mirë me paratë, shumë kursimtare. Jam rritur në një familje kursimtare dhe nuk harxhoj paratë me gjëra që janë të panevojshme”, u shpreh Witherspoon.

Gjithsesi, koncepti i aktores për të thjeshtën ndryshon nga ai i shumicës së njerëzve të thjeshtë duke gjykuar nga fjalia përmbyllëse.

“Kam një shtëpi të madhe, dy makina dhe një jetë normale”, përfundon Reese.

Top Channel