Vajza e Tom Cruise lë mënjanë nazet

24/01/2011 16:50

Kate Holmes, bashkëshortja e Tom Cruise, shijoi një shëtitje në rrugët e Vankuverit përdore me vajzën e saj Suri, e cila për herë të parë u fotografua me të njëjtën veshje dy herë.

Vajza që ka deklaruar se dëshiron të bëhet stiliste kur të rritet, është treguar gjithmonë shumë e kujdesshme për të ndërruar imazhin e saj, kujdes i cili duket se është përkrahur nga nëna e saj Kate.

Megjithatë, 4-vjeçarja e njohur si më nazelia në Hollivud, duket se është dashuruar pas një pelice që bleu disa ditë më parë kur doli në pazar me mamanë. Ajo nuk e ndërron veshjen prej tre ditësh.

Top Channel