Mendes: Dominimi botëror, qëllimi im

24/01/2011 21:50

Aktorja hollivudiane, Eva Mendes, shpalli se qëllimi i saj është pushtimi i botës, edhe pse pranoi se nuk e ka të qartë se si do t’ia dalë mbanë kësaj.

Ajo shpjegoi në një revistë amerikane: “Nuk jam e sigurt se cila është metoda që duhet përdorur. Por, asgjë nga ato që bëj nuk është rastësore. Qëllimi im është të pushtoj botën.

Nëse bëj një reklamë pa reçipeta për Calvin Klein, e bëj sepse kuptoj që ka ardhur momenti që të reklamoj seksualitetin tim. Njerëzit mendojnë se jam një njeri i zakonshëm, por në fakt jam tmerrësisht përllogaritëse kur vjen çështja e karrierës”.

Ndërkohë, protagonistja e filmave “Hitch”, “Training Day” apo “To Fast to Furious”, është duke xhiruar një film të ri me aktorin Will Smith.

”Unë jam e paaftë që të marr një fundjavë pushim. Nuk bëj diçka të tillë prej vitesh. Jam shumë e dhënë pas punës për të bërë këtë”.

Top Channel