McConaughey në plazh, fëmijët i mjaftojnë

24/01/2011 16:40

Aktori hollivudian, Matthew McConaughey, tregoi se është po aq i aftë në aftësitë e tij si baba, sa në ato cilësi që e kanë bërë të famshëm në një seri filmash të mëdhenj.

Ndërsa gruaja e tij qëndronte nën rrezet e diellit në Malibu, ishte ai që nxorri për shëtitje dhe argëtoi pranë detit dy fëmijët e tij të vegjël, Vida e Levi, dy dhe një-vjeçar.

Nga ana tjetër, aktori 41-vjeçar krijoi mbresë edhe për trupin e tij të tonifikuar, ndërsa u fotografua në një formë fizike të shkëlqyer.

Top Channel