Kate Hudson shfaq shenjat e shtatzanisë

24/01/2011 17:05

Aktorja hollivudiane, Kate Hudson, shfaqi për herë të parë shtatzaninë e saj në publik, ndërsa mbërriti në aeroportin e Londrës “Heathrow”, mbrëmjen e djeshme.

Kjo është hera e parë që 31-vjeçarja Hudson dhe bashkëshorti i saj yll i rokut, Matt Bellamy, janë parë së bashku që prej publikimit të lajmit se po presin fëmijën e tyre të parë.

Në muajin e katërt të shtatzanisë, Hudson tregonte shenja të qarta të rrumbullakosjes së barkut, ndërsa po merr gjithmonë e më shumë pamjen e gruas shtatzanë. Aktori Owen Wilson nuk duhet të jetë aspak i lumtur për lajmin.

Disa vjet më parë, pas ndarjes së tij me aktoren, tentoi të vriste veten nga dëshpërimi.

Top Channel