Jetë e re për Robert Redford

24/01/2011 10:25

Robert Redford, aktori 74-vjeçar, shprehet se gruaja e tij e dytë i ka “dhuruar” një jetë të re.

Sibylle Szaggars, gjermania 55-vjeçare, ka pranuar të martohet me aktorin e famshëm para dy vitesh dhe Redford tregon se sa shumë i ka dhënë jetës së tij partnerja e re.

“Është një person shumë i veçantë. Është më e re se unë dhe është europiane, ashtu siç më pëlqen mua. Për mua kjo është një jetë krejtësisht e re”, shprehet Redford.

“Bëj ski dhe luaj tennis. Ende kam edhe shumë energji”, përfundoi aktori.

 

Top Channel