Beyonce: Jay-Z, mashkulli im i vetëm

23/01/2011 11:40

Këngëtarja e famshme Beyonce, ka lënë të kuptohet se ka humbur virgjërinë me Jay-Z, bashkëshortin e saj.

Gjatë adoleshencës këngëtarja ka pasur një të dashur, nga mosha 12 deri në 17 vjeç, por nuk e ka thelluar marrëdhënien në të gjitha kuptimet.

“Nuk kemi jetuar bashkë, nuk kemi bërë… kupton?”, shpjegoi Beyonce.

Gjithsesi, këngëtarja ka kujtime të bukura nga ajo eksperiencë dhe nuk është penduar, por është krenare që është treguar besnike.

“Ka qenë eksperienca ime e vetme me një djalë dhe që nga ajo kohë kam pasur të bëj vetëm me Jay-Z”, përfundoi Beyonce.

 

Top Channel