Wollfarth: Hetimi të vazhdojë pa ndërhyrje

22/01/2011 19:25

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Wollfarth u ka bërë thirrje liderëve shqiptarë të veprojnë në mënyrë konstruktive.

Ai ka deklaruar se politikanët duhet të tregojnë lidership pas përplasjeve të dhunshme që morrën disa jetë.

“Ruajtja e rendit është e nevojshmë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Hetimi zyrtar i ngjarjeve të dhunshme duhet të lejohet të vazhdojë pa ndërhyrje”, tha ai.

“Mitingjet e parashikuara për ditët në vijim mund të rëndojnë situatën”, theksoi Wollfarth.

Top Channel