Shayk befason “Nënën Rusi” dhe Ronaldo-n

22/01/2011 10:45

Modelja 24-vjeçare Irina Shayk, e konsideruar si një prej femrave më tërheqëse në botë dhe e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, u rikthye më joshëse se kurrë në një revistë ruse të quajtur “Tatler”.

Numri i revistës do të dalë në treg në shkurt dhe shitjet pritet të jenë rekord. Pak javë më parë, disa foto nudo të përfolura të saj bënë xhiron e botës dhe krijuan shumë polemika.

Sipas vetë modeles, në ato imazhe të përfolura ajo kishte mbathur tanga me ngjyrën e mishit. Nga ana tjetër, drejtori fotografik betohet se e ka parë ashtu siç e lindi nëna. Mbase mund të jetë imagjinata e këtij të fundit ajo që flet.

Top Channel