Në gjendje të rëndë një protestues

22/01/2011 10:10

Ndodhet në gjendje të rëndë për jetën një nga personat e plagosur dje në demonstratën e opozitës para kryeministrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku i rojes në Spitalin Ushtarak të Tiranës, Ali Hila i cili ka saktësuar se numri i viktimave mbetet tre.

“Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë oasi është qëlluar me armë në kokë”, ka deklaruar Hila, i cili nuk ka qenë në gjendje të japë të dhëna mbi identitetin e viktimës.

Top Channel