Kryetari i PS-së, Edi Rama ka bërë thirrje për qetësi dhe ka akuzuar qeverinë se ka provokuar manifestuesit gjatë demonstratës së opozitës ditën e sotme.
Në një dalje për mediat, Rama ka kërkuar reflektimin e qeverisë për situatën e krijuar.
“Një ditë për një manifestim të madh demokratik, po ngryset në mënyrën më të padëshiruar dhe më të rëndë të mundshme kur qytetarët demonstrues janë provokuar rëndë dhe është ende e vështirë për të qetësuar të gjithë. Unë do të kërkoja edhe publikisht siç kam bërë edhe me kolegët e tjerë gjatë kësaj kohe, por në këtë rast drejtpërdrejtë për të gjithë ata familjarë që kanë njerëzit në bulevard të bëjnë telefonatat e tyre për qetësi, për të zbutur gjakrat dhe qetësuar njerëzit e provokuar në mënyrën më të shëmtuar dhe të patolerueshmeâ€, ëhstë shprehur Rama.
“Të gjithë e panë se sot në Tiranë u derdhën si asnjëherë tjetër mbase 250-300 mijë qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe demonstrata filloi natyrshëm dhe pa u sitemuar njerëzit në bulevard, u provokuan rëndë, u goditën me kamionë ujëhedhës dhe me gaz lotsjellës dhe asfiksues. Turp, për ata që për të mbajtur në këmbë pushtetin e tyre të vjedhur, provokuan gjatë gjithë ditëve dhe sot në një moment kaq delikat në mënyrën më të pamundur, një masë gjigande qytetarësh që deri në fund tregoi se ishte aty për të ngritur zërin paqësisht dhe u detyrua të reagojë në kushtet e daljes nga kontrolli jo të popullit protestues, por të atyre që urdhëruan një lëvizje nga më të çuditshmet dhe nga më jo profesionalet të forcave të policisëâ€, tha Rama.
“Duke bërë thirrje për qetësi dhe shprehur me forcë se kalimi i kufijve të institucioneve nuk ka të bëjë me vizionin tonë ndaj një problemi të madh që ka vendi. Unë kërkoj që i ashtuquajturi kryeministër dhe e ashtuquajtura qeveri e ketij koalicioni turpi, që sot bëri një turp të madh duke e kulmuar retorikën agresive ndaj opozitës me provokime irracionale dhe të patolerueshme, të kuptojë se sot është më shumë se kurrë momenti për të gjetur rrugën e arsyes dhe kuptuar se duhet sa më shumë qetësi dhe sa më shumë arsyetim në funksion të zgjidhjes së domosdoshme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë e thellëâ€, theksoi Rama.
“Jam besimplotë se gjithkush do të bëjë atë që mundet ndërkohë që nuk e di se cfare do të bëjë pushteti që sot e ka thelluar akoma më shumë krtizën. Gjithkush të bëjë atë që mundet për të qetësuar këdo rreth e rrotull në funksion të një normaliteti, ndërkohë që thirrja ime për të ashtuquajturin kryeministër, është që ai të mos thellohet në rrugën qorre që ka treguar gjatë kësaj periudhe, por të kuptojë se sot është dita për zgjidhje. Zgjidhjen e domodoshme për të mirën e gjithë qytetarëve të këtij vendi që nuk kanë asnjë aryse që të gjenden përpara episodesh të historisë që kanë lënë pas dhe gjithkush kkërkon të mos përsëritenâ€, vazhdoi Rama.
“Kemi paralajmëruar të gjithë partnerët për rrezikun e defaktorimit të vetë opozitës, por për sa kohë do të kemi zë dhe do të jemi të pranishëm në veshët e atyre që na dëgjojnë do të përsërisim se dhuna nuk është në frymën dhe besimin tonë për Shqipërinë që duam të ndërtojmë dhe se provokimi i vazhueshëm, sot më shumë se çdo herë tjetër, përbëjnë një problem që nuk duhet lënë të ndodhë. Për këtë përgjegjësia është e qeverisë dhe më shumë se kushdo tjetër e të parit të qeverisë që duhet të vëjë interesat e njerezve mbi interesat e veta†përfundoi Rama.
Demostrata u provokua rëndë pa u lënë të gjithë ata që kishin ardhur të demonstronin as të sistmoheshin në bulevard dhe ne kthyem rrugë në daljen e parë dhe krejt papritur të makinavë ujëhedhëse, ku demonstruesit ishin në fund bulevardit duke ardhur.
Ishte ky momenti që përshkallëzoi një proces ku fatkeqësisht gjërat shkuan në një drejtim që nuk duhet të shkonin dhe ku është ende koha që të ndalen të gjitha këto pamje, dëme dhe ndoshta dëme në njerëz, krejt të panevojshme që janë fatura e një qëndrimi të një pushteti që kërkon të mbajë me forcë peng shtetin dhe shoqërinë.
Sot manifetsimi i jashtëzakonshëm ëhstë provokuar në mënyrë të papranueshme.
Top Channel