Kupa e Italisë, kualifikohet edhe Milan

21/01/2011 00:25

Milani ka mundur 3-0 Barin në San Siro dhe i bashkohet skuadrave të tjera në cerekfinalet e Kupës së Italisë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 19, falë suedezit Ibrahimovic. Goli i dytë për skuadrën e Alegrit u shënua në fundin e pjesës së parë nga Merkel, futbollisti gjerman që ka lindur në Kazakistan. Goli i fundit i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë nga braziliani Robinho.

Blerja më e fundit e Milanit, Antonio Kasano e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ndërkohë që kundërshtari i radhës në këtë turne do të jetë pikërisht ish-skuadra e tij, Sampdoria.

Top Channel