AAK: Situata të tejkalohet me maturi

21/01/2011 18:40

Në një deklaratë të saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  thotë se po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe situatën politike të krijuar në vend.

“AAK i bën thirrje të gjithë popullit shqiptar për qetësi dhe maturi. E kuptojmë gjendjen e vëllezërve tanë shqiptarë. Si parti dhe si Kosovë gjithmonë kemi gjetur mirëkuptimin për zhvillimet në Shqipëri, ndaj dhe këtë radhë, në rrethanat sfiduese që po kalon vendi, bëjmë thirrje të gjendet hapësira që kjo situatë të tejkalohet me maturi”, shkruhet në deklaratën e AAK-së.

“Kemi besimin se  lidershipi shqiptar do të gjejë rrugën më të mirë të mundshme që ta tejkalojë këtë sfidë në interes të Kombit dhe Shtetit Shqiptar”, përfundon deklarata e AAK-së.

Top Channel