Topi dekreton ndryshimet në qeveri

17/01/2011 13:05

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar propozimet e kryeministrit Sali Berisha për ndryshimet në qeveri.

Kreu i shtetit ka aprovuar emërimin e Edmond Haxhinastos si zëvendëskryeministër dhe Nasip Naçon, si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

Ndryshimet në qeveri vijuan pas dorëheqjes së kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili akuzohet për afera korruptive.

Postin e Naços si zëvendëskryetar i parlamentit do ta marrë një tjetër deputet i LSI-së, Vangjel Tavo.

Top Channel