“Mjaft”, sërish protestë para LSI-së

14/01/2011 13:10

Aktivistë të lëvizjes “Mjaft”, bashkë me qytetarë të Tiranës dhe analistë të njohur të shtypit kanë protestuar sërish sot para selisë së LSI-së.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës nga funksionet zyrtare, në një moment kur vetë kreu i LSI po e njoftonte atë në një konferencë për shtyp.

“Më vjen keq që shqiptarët drejtohen nga një qeveri e tillë”, ka deklaruar analisti Mustafa Nano. “Sot protestojmë kundër sjelljes së pistë të kësaj qeverie”, ka thënë menjëherë pas tij Xhemal Mato.

Protestat e “Mjaft” filluan ditën e djeshme, ku aktivistët u përleshën me truprojat e godinës që shërben si selia qendrore e LSI-së.

Top Channel