Taxhikistani i fal tokë Kinës

13/01/2011 16:35

Kina dhe Taxhikistani lajmëruan sot gjatë drekës se i kanë dhënë fund një mosmarrëveshje një shekullore rreth kufirit të tyre, pasi shteti i Azisë Qëndrore vendosi t’i një rrip toke autoriteteve të Pekinit.

Parlamenti taxhik votoi që të ratifikonte një marrëveshje të arritur që në vitin 1999, në bazë të sëcilës, rreth një mijë kilometra katror tokë në vargmalet e Pamirit i kalojnë shtetit komunist.

Ministri i Jashtëm i Taxhikistanit informoi se ky lëshim lidhet me vetëm 5,5% të tokës së kërkuar prej Pekinit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze nuk dha komente për traktatin, por informoi se ai u arrit në bazë të normave të pranuara ndërkombtarisht dhe konsultimeve midis dy shteteve.

Një udhëheqës i opozitës së Taxhikistanit e konsideroi marrëveshjen si një dhunim i kushtetutës dhe një disfatë për diplomacinë e vendit të tij. Vargmali Pamir ndodhet në kufi me Kinën dhe Afganistanin.

Për momentin, nuk bëhet ende e qartë se cila zonë i ka kaluar konkretisht Kinës dhe as se sa persona jetojnë atje. Pekini është investuesi më i madh në ekonominë e Taxhikistanit, sidomos përsa i përket fushës së energjisë dhe infrastruktutës.

Top Channel