Sheen humb xhirimet pas natës me pornostaret

13/01/2011 17:35

Aktori amerikan Charlie Sheen nuk u zgjua në kohë për të marrë pjesë në xhirimet e filmit të tij të fundit në Las Vegas, pas natës së zjarrtë të kaluar me të dashurën e tij pornostar, Bree Olson.

Ai kërkoi leje duke cituar një infeksion në vesh, por shumë pak persona mund të kenë besuar këtë justifikim. Një ditë më parë ai u fotografua duke kaluar një kohë të shkëlqyer në barin e një hoteli në Palm Beach, me 23-vjeçaren që fitoi gjatë 2010-s çmimin “Oscar” të pornografisë.

Më pas, Sheen dhe Olson u ngjitën në suitën e tyre për të kaluar të gjithë mbrëmjen. Sipas raportit të disa gazetave amerikane, në “festën” e çiftit u bashkua një tjetër pronostar, e quajtur Michelle “Bombshell” McGee.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel