SHBA: Peniani duhet të bëhet serioz

13/01/2011 16:45

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates deklaroi sot gjatë vizitës së tij në Japoni se ka ardhur koha që Korea e Veriut të angazhohet seriozisht në bisedimet për paqen.

Gates e cilësoi mundësinë e provokimit të një lufte midis dy koreve si shumë të lartë, ndërsa shtoi se jugu kishte të drejtë të përgjigjej nëse do të sulmohej.

Takimi i tij me Kryeministrin Japonez, Naoto Kan, ishte edhe një mundësi për të riafirmuar aleancën amerikano-japoneze, e vënë në diskutim nga spekulimet e fundit për mundësinë e heqjes së bazë që ka SHBA në ishullin e Okinauës.

Top Channel