Itali, shfaqje për burrneshat shqiptare

13/01/2011 21:00

Një shfaqje që ka në qendër fenomenin e burrneshave shqiptare është duke u dhënë në Milano të Italisë.

Një shkrirje tekstesh, fotosh dhe interpretimesh sjell për publikun italian përshkrimin e gazetares Livia Grossi për burrneshat shqiptare.

Grossi ka vizituar personalisht zonat e thella malore të vendit tonë dhe në shkrimin e saj në “Corriere della Sera” flet për mbijetesën e zakoneve arkaike.

Vepra teatrale, e cila po vihet në skenë nga aktoret Lucia Vasini dhe Manuela Vilagrossi, bën edhe një paralelizëm mes Shqipërisë dhe Evropës perëndimore.

Top Channel