Gaga, Eminem e Parry do të këndojnë në Grammy

13/01/2011 21:05

Lady Gaga, Eminem dhe Katy Parry do të këndojnë të gjithë në ceremoninë e 53-të të çmimeve Grammy, gjatë shkurtit, lajmëroi gjatë mbrëmjes “Associated Press”.

Reperi Eminem është ai që mund të fitojë më shumë çmime, pasi është nominuar në dhjetë nominime të ndryshme. Ai ka fituar 11 herë më parë në Grammy.

Lady Gaga është nominuar për gjashtë çmime, ndërsa Parry për katër. Midis protagonistëve të tjerë pritet të jetë Lady Antebellum, Jay-Z apo Bruno Mars, të cilët kanë secili nga gjashtë nominime.

Top Channel