Douglas: Nuk i fal mjekët

13/01/2011 14:30

Michael Douglas duket se po e fiton betejën e tij me kancerin në fyt pas gjashtë muajsh trajtimi.

Gjithsesi, kapërcimi i sëmundjes nuk është mjaftueshëm për aktorin i cili ankohet se përse mjekët nuk e diagnostikuan më përpara sëmundjen.

“E kuptoj faktin që tumori është i vështirë për tu diagnostikuar. Tumori gjendej poshtë gjuhës dhe kjo gjë nuk ndodh shpesh”, shpjegon aktori.

“Unë nuk mund t’i fal dot mjekët. Do më pëlqente që tumori të ishte diagnostikuar më përpara. Do doja të ishte kuptuar që kur ishte në fazën e dytë dhe jo në të katërtën”, tha aktori 66-vjeçar.

Top Channel