Depp sulmohet nga bulldogu i Pitt

13/01/2011 11:40

Kur Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë nevojë për dikë që t’i ruajë qenin thërrasin… Johnny Depp.

Aktori pranoi që të rrinte për disa kohë me qenin Jaques në mënyrë që çifti të dilte për një darkë romantike, në kohën e filmimeve të filmit ‘The Tourist’ në të cilin interpretojnë Angelina Jolie dhe Johnyy Depp.

Por, kur Depp mbeti vetëm me Jaques, qeni e sulmoi.

Johnny tha: “Ishte budallallëk që pranova të rrija me qenin sepse ai është një bulldog i madh. Në fillim isha i tmerruar dhe qeni mbante një erë shumë të keqe. Pastaj mendova se nuk është ndonjë gjë e madhe dhe se një natë kalon shpejt.”

“Kur u ula në krevat qeni mu hodh në kurriz. Ai nuk është i vogël, Jaques peshon rreth 80 kg. Bërtita për ndihmë dhe fatmirësisht erdhi dikush që e largoi qenin”, tregoi Depp.

Gjithsesi, nga fotografia duket se qeni nuk është aq i madh sa pretendon Johnny.

Top Channel