Berlusconi, gjykata i kufizon imunitetin

13/01/2011 19:35

Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka pësuar një “frenim” pasi gjykatësit kanë ndryshuar një ligj që e mbronte atë nga hetimet.

Gjykata Kushtetuese e Italisë vendosi se duhet të jenë gjyqtarët ata që duhet të vendosin nëse një kryeministër mund të gjykohet gjatë kohës që është në detyrë.

15 gjyqtarët, të mbledhur në një takim të posacëm në Romë, konstatuan se disa pika të ligjit në fjalë, të miratuar vitin e kaluar, nuk ishin në përputhje me Kushtetutën.

Kryeministri Berlusconi është i pandehur në tre procese gjyqësore, të cilat janë pezulluar. Ai mohon abuzimet për të cilat akuzohet dhe më herët gjatë ditës është tallur me mbledhjen e gjyqtarëve.

Por Kushtetuesja tha në një deklaratë se kryeministri nuk mund të thërrasë automatikisht një “bllokadë legjitime” që ta clirojë atë dhe ministrat e tij nga detyrimi i ndjekies së proceseve gjyqësore për shkak të funksioneve zyrtare.

Top Channel