Mubarak: Largohem, por i trembem kaosit

04/01/2011 00:35

Hosni Mubarak pretendon se do të donte ta jepte dorëheqjen menjëherë, por druhet se po ta bëjë një gjë të tillë, vendi do të përfshihet nga kaosi.

Në intervistën e parë të dhënë që nga filimi i protestave 10 ditore në mbarë Egjiptin, presidenti tha për ABC Neës se është ngopur nga pushteti. Por ndërkohe, u kujdes t’i shoqëronte këto pohime me paralajmerimin se partia islamike “Vëllezëria Muslimane” do të mbushte pa vonesë vakuumin e pushtetit në rastin e largimit të tij.

Mubarak nuk pranoi për asnjë moment se janë përkrahësit e tij shkaktarët e dhunës së këtyre dy ditëve të fundit. Sa për mundësinë e largimit nga Egjipti, sicc bëri homologu i tij tunizian përballë zemërimit popullor, 82 vjeccari e hodhi poshtë kategorikisht.

Nuk do të largohem kurrë prej këtij vendi, tha ai. Kjo është toka ku unë do të vdes. Presidenti u rrëfye se lëndohet kur sheh sesi luftojnë egjiptianët kundër egjiptianëve, komente këto që bëhen në kohën kur qendra e Kajros u shndërrua në arenë luftimesh mes mbështetësve të presidentit dhe atyre që kërkojnë largimin e tij.  

Top Channel