Dhoma e Përfaqësuesve kalon paktin

02/01/2011 08:45

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar me 269 vota pro kundrejt 161 kundër marrëveshjen për të shmangur thellimin e borxhit federal.

Marrëveshja pritet të aprovohet sot nga Senati dhe të firmoset si ligj nga presidenti Barack Obama.

Ajo ngre kufirin e borxhit me 2.4 trilionë dollarë nga 14.3 trilionë që është aktualisht, duke bërë që të kursehen të paktën 2.1 trilionë dollarë në 10 vjet.

Brohoritje ka pasur kur kongresmenia Gabrielle Giffords, që u qëllua me plumb në kokë në janar, bëri paraqitjen e parë të saj në Capitol Hill.

Zonja Giffords, që përshkoi dhomën e ndihmuar nga një asistent i saj, takoi kolegët e saj dhe u tha atyre: “Faleminderit, faleminderit”.

Pas muajsh të tërë ngërci politik, republikanët dhe demokratët ranë dakord, duke ratifikuar marrëveshjen e nënshkruar një natë më parë gjatë një bisede telefonike mes presidentit Obama dhe kryetarit të Dhomës, John Boehner.

Krahu i demokratëve ishte i ndarë për të, me 95 vota pro dhe 95 kundër, ndërkohë që nga radhët e republikanëve 174 votuan pro masës dhe 66 kundër.

Top Channel