Afganistan, atentat vetëvrasës në Kunduz

02/01/2011 09:00

Tre roje sigurie që punonin për një kompani private janë vrarë në një sulm vetëvrasës në veri të Afganistanit.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të një ndërtese në qytetin e Kunduzit, kur një atentator vetëvrasës u hodh në erë në hyrje të saj.

Më pas, dy militantë të tjerë hynë në ndërtesë dhe shkëmbyen zjarr me forcat e sigurisë, duke lënë të plagosur 9 prej tyre.

Provinca e Kunduzit ka qenë një pjesë relativisht e qetë e vendit, por në muajt e fundit ka humbur stabilitetin e saj.

Mësohet se ndërtesa e sulmuar ishte një shtëpi pritjeje, ku po qëndronin një numër i konsiderueshëm të huajsh, të cilët u arratisën nga pjesa e praprme e shtëpisë.

Ndërkohë, burime të tjera deklarojnë se godina shërbente si zyrë për një agjenci private sigurie.

Top Channel