Iran, në 2011 janë parashikuar 1 mijë ekzekutime

31/12/2010 13:40

“Me ritmin aktual” Irani në 2011 do të ekzekutojë një shifër rekord prej 1 mijë personash. Ky është parashikimi që ka bërë organizata Human Right Watch (HRW).

Sipas organizatave të shumta humanitare, Irani ka nivelin më të lartë të ekzekutimeve në botë.

Në 2009-n janë ezekutuar 388 persona, duke zënë numrin e dytë në botë pas Kinës.

Ndërkohë 2 persona që kanë krijuar dhe menaxhuar disa faqe pornografike në internet, janë dënuar me vdekje.

Top Channel