Wikileaks: Kreu i Pasdaran kundër Ahmadinexhad

30/12/2010 01:05

Kreu i rojeve revolucionare, Ali Xhafari ka kundërshtuar qendrimin “liberal” të presidentit Maumud Ahmadinexhad pas zgjedhjeve të 2009-s.

Kjo është ajo cka shkruan gazeta spanjolle El Pais duke cituar një kabllogram të Ëikileaks ku publikohet një raport i ambasadës amerikane në Baku.

“Kryetari i Pasdaran (Rojet Revolucionare), Ali Xhafari ka goditur presidentin Mhamud Ahamdinexhad për qendrimin e tij ‘cuditërisht liberal’ pas zgjedhjeve të qershorit të 2009-s”, thuhet në kabllogramin e diplomatëve amerikanë.

Episodi, sipas raportit ka ndodhur gjatë një takimi të Këshillit Suprem për Sigurinë në Teheran pas zgjedhjeve të shoqëruara me protesta nga opozita në vitin 2009.

Top Channel