SHBA dëbon ambasadorin venezuelian

30/12/2010 02:30

Sërish tensione diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës. Uashingtoni vendosi dëbimin e ambasadorit të Karakasit, Bernardo Alvarez.

Lajmi, ende i pakonfirmuar nga administrata amerikane, konfirmohet nga zv.ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Tamir Porras. Porras nëpërmjet Tëitter shkruan se SHBA ka vendosur përjashtimin e trupit diplomatik venezuelian nga territori amerikan.

Vendimi, jo i pari në vitet e fundit në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, rikthen edhe njëherë në “temperatura” të akullta diplomacinë mes Venezuelës dhe SHBA-së

Top Channel