Moti i keq, përmbytje në Australi

30/12/2010 04:10

Moti i keq dhe shirat e furishëm që kanë përfshirë disa zona të vendit, deyruan autoritetet vendase të urdhërojnë evakuimin e dhjetra banorëve.

Uji ka përfshirë thuajse të gjithë qytezën e Teodores në veri-lindje të Quinsland-it. Të gjithë banorët nga kjo qytezë janë evakuuar. Dëme të shumta materiale janë përllogaritur nga autoritetet vendase.

Ndërkohë, parashikohet që moti me reshje të dendura të zgjatë edhe për 48 orë, më pas do të ketë kthjellim të kohës. Gjithësesi, autoritetet shprehen pesimiste pasi prurjet e lumenjve në zonat e përmbytura do të vazhdojnë të jenë në sasi të mëdha edhe për disa javë.

Top Channel