Përmbytjet, kaos në Australi

29/12/2010 17:00

Veri-lindja e Australisë po përjeton përmbytjet më të këqija në dekadat e fundit, të cilat kanë shkaktuar kaos nëpër rajon.

Rreth 1 mijë persona në Kuinslend janë evakuar, përfshirë këtu të gjithë popullsinë e qytetit Theodor.

Qeveria ka shpallur këtu dhe në dy qytete të tjera të rajonit gjëndjen e katastrofës dhe parashikuesit e motit deklarojnë se përmbytjet nuk kanë arritur ende pikun.

Dëmet materiale të shkaktuara llogaritet të jenë rreth 1 miliard dollarë australianë, përfshirë këtu dëmet tek lulet e diellit dhe bimët e pambukut.

Helikopterë të ushtrisë kanë evakuar rreth 300 banorë të Theodorit, ku cdo ndërtesë, përvec asaj të rajonit të policisë, është përmbytur.

Top Channel