Jeleku i shpëtimit i veshur nga një e mbijetuar e Titanikut del në ankand, blihet për më shumë se 700 mijë euro nga…
Policia kolumbiane informoi gjatë ditës së sotme se mund të ketë vrarë një prej bosëve më të mëdhenj të drogës në botë, Pedro Guerrero Castillo-n.
Guerrero, i njohur ndryshe si Cucchillo (Thika), udhëhiqte një ushtri të fortë prej 1 200 vetash dhe ishte në kontrollin e të gjithë tregtisë së lëndëve narkotike në lindjen e vendit.
Policia e kërkon prej disa vitesh dhe kishte vënë në dispozicion për të gjithë ata që do të jepnin informata për kapjen e tij një shumë prej 1,25 milion dollarësh.
Forcat e rendit patën një shkëmbim zjarri me grupin e armatosur disa ditë më parë në një provincë të quajtur Meta. Sipas burimeve të policisë, Guerrero u plagos gjatë sulmit dhe ndërroi jetë pak më vonë.
Truproja e tij më e afërt gjithashtu mbeti i vrarë, ndërsa të paktën shtatë persona nga karteli i drogës u arrestuan. Midis tyre është edhe numri dy i kartelit, i njohur si Haroldi i Çmendur.
Top Channel