Kina e cilëson korrupsionin problem serioz

29/12/2010 17:50

Kina pranoi se korrupsioni mbetet ende një problem shumë serioz në vend, pavarësisht masave serioze që janë marrë prej autoriteteve për të luftuar këtë fenomen.

Në një raport qeveritar të publikuar sot në mediat e vendit me popullsinë më të madhe në botë, informohej se më shumë se 200 mijë çështje korrupsioni janë hetuar që prej 2003-it.

Rezultatet kanë qenë të dukshme, por përsëri korrupsioni mbetet një problem i pazgjidhur, shkruhej në raport. Ligji që e dënon me vdekje korrupsionin nuk ka ndikuar shumë në frenimin e tij.

Sipas kritikëve, vjedhja e fondeve publike është pjesë përbërëse e sistemit dhe rregullat e reja nuk janë në gjendje të zgjidhin këtë problem.

Një prej antarëve më të lartë të Partisë Komuniste Kineze në Shangai, Chen Liangyu, u dënua me 18 vjet burg në 2008-n pas një skandali me fondin e pensioneve. Në vitin aktual, kreu i Gjykatës së Chongqing-ut, Wen Qiang, u ekzekutua pasi u provua që pranonte rryshfete nga krimi i organizuar.

Top Channel