Ballsh, përplaset autobusi, të plagosur

29/12/2010 08:45

Një autobus i linjës Tiranë-Athinë është përplasur mëngjesin e sotëm me një makinë tip “Reno Clio”, në afërsi të Ballshit.

Autobusi me targa TR 3368 U, me 60 pasgjerë në bord, u përplas me makinën me targa DR 0142 F.

Në vendngjarje kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona.

Radha e automjeteve në këtë aks rrugor ka shkuar në 2 kilometra.

Top Channel