Assange: Jemi në 2 përqind të punës

29/12/2010 01:05

Megjithëse dokumentet dhe raportet sekrete të diplomatëve amerikanë të publikuara në muajt e fundit janë me qindra, themeluesi i Wikileaks, Julian Assange shprehet puna ka arritur vetëm në 2 përqind të saj.

Australiani paralajmëron se do të vazhdojë zbardhjen e dokumenteve sekrete në faqen e internetit në bashkëpunim me mbështetësit e tij, që siç tha ai ndodhen në të pestë kontinentet.

“Në SHBA po punohet e studiohet hollësisht se si të ngrihet një akuzë spiunazhi kundër meje. Është një kërcënim që unë e marr shumë seriozisht, por ende jemi në 2 përqind të punës sonë dhe unë e bashkëpunëtorët e mi që ndodhen në të pestë kontinentet jemi të vendosur të vazhdojmë përpara”, tha në një intervistë për “Chi”, Assange.

Hackeri australian tha se synon ndërtimin e një bote më të qytetëruar dhe se ndodhet në pritje të gjyqit të 7 shkurtit ku do të vendoset për ekstradimin ose jo të tij në Suedi ku akuzohet për ngacmime seksuale.

Top Channel