“Kodorkovski”, reagon Rusia

29/12/2010 03:25

Rusia ka reaguar ashpër ndaj atyre që Moska zyrtare i cilësoi si “ndërhyrje” të perëndimit për rastin e gjykimit të Kodorkovskit.

Më anë të një deklarate, Ministria e Jashtme ruse rrëzonë pretendimet e vendeve të Europës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara dhe u kërkon atyre të mos ‘ndërhyjnë’ në punët e brendshme të shtetit rus.

Ish-miliarderi, Mikail Kodorkovsky, i njohur si mbështetës i opozitës dhe një anti-Putin i vendosur, doli për herë të dytë në gjyq, ku u dënua me 6 vjet të tjera burg. Gjithësesi vendimi ndaj tij ende nuk ka marrë notat përfundimtare pasi gjyqtari nuk ka lexuar akoma konkluzionin prej 250 faqesh të gjykatës.

Top Channel