SHBA, digjen tetë të pastrehë

28/12/2010 21:00

Tetë të pastrehë kanë humbur jetën të hënën në mbrëmje në New Orleans pas një zjarri që ka rënë në një ndërtesë të braktisur.

Viktimat i kishin vënë zjarrin disa pjesëve të drunjta në një fuçi për t’u ngrohur, por flakët kanë përfshirë edhe pjesën tjetër të ndërtesës.

Temperatura kishte zbritur nën zero dhe të pastrehët ishin futur në godinën e braktisur.

Dy të mbijetuarit arritën të shpëtonin pasi dolën në kohë nga ndërtesa në flake, duke kaluar nga një dritare.

Top Channel